Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin për abuzimet e shoqërive të mikrokredive gjatë një fjalimi në Kuvend. Ai theksoi se mijëra shqiptarë po vuajnë për shkak të abuzimeve me kreditë nga kompani të licencuara nga Banka e Shqipërisë.
Bardhi përmendi rastin tragjik të Pal Trashajt, i cili piu fostoksinë para ambienteve të SPAK dhe ndërroi jetë në spital pasi kishte humbur pasurinë për shkak të mikrokredive. Ai kritikoi mosveprimin e institucioneve për këto abuzime.
“Një qytetar është vetëvrarë për shkak të mosveprimit të institucioneve. Nuk përbalta, por ndryshe nga ty (i drejtohet Eduart Shalsit) nuk mi mbyll sytë Gent Sejko, as interesat që fshihen në bankën qendrore. Lexova çfarë Prokuroria e Tiranës ka thënë për Bankën e Shqipërisë. Ju zgjidhni të bëni avokatin e Gent Sejkos, unë zgjedh të bëj avokatin e Pal Trashajt dhe 100 mijë shqiptarëve që janë në hall.
I shpreh ngushëllim familjes së Pal Trashaj. Besoj se Kuvendi për problematikën që prek ai rast, duhet të reagojë. Nuk mund të heshtim kur mijëra qytetarë që janë duke vuajtur pasojat e abuzimeve me kreditë nga kompani të licencuara nga Banka e Shqipërisë”, tha Bardhi.