Flakët e zjarrit kanë përfshirë tribunën e stadiumit “Skënderbeu”, ku kanë ngritur në këmbë qytetin korçar, me zjarrfikëset dhe policinë që mbërritën në vendngjarje.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur nga brenda lokalit dhe flakët kanë depërtuar jashtë, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Aktualisht zjarrfikësja po bën të mundur shuarjen e zjarrit.