Ashtu siç ishte përcaktuar në rendin e ditës, po diskutohet sot raporti vjetor i KQZ për vitin 2023. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Damian Gjiknuri iu kundërpërgjigj opozitës, ndërsa theksoi se mënyra për të ardhur në pushtet, janë vetëm zgjedhjet.
Ai tha se opozita nuk ka dhënë ide konkrete për reformën zgjedhore.
“Opozita nuk kishte një drejtim t saktë, se kush do të merrte përsipër që të udhëheqtë tryezën për reformën zgjedhore. Më vonë u përçanë se ishte problemi i vulës. Dështimi i reformës zgjedhore qe i parashkruar. Me vullnetin e mirë si maxhorancë krijuam një mekanizëm dialogu. Duhej të adresohej vota e diasporës. Ne ofruam që të përfshijmë votimin dhe numërimin elektronik në pjesën më të madhe të vendit.”, tha ai.