Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka hajdut 2 metra” – Si e merrte në mbrojtje Rama ish-ministrin Beqaj një vit më parë


Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u arrestua sot me urdhër të SPAK-ut bashkë me dy bashkëpunëtoët e tij Ermal Kurtulaj e Alfred Nikolla.

Ai akuzohet për abuzimin me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), një agjenci qeveritare që merret me monitorimin dhe zbatimin e programeve kombëtare dhe rajonale të asistencës financiare të Bashkimit Evropian.

Përveç dosjes në fjalë, Beqaj është nën hetim edhe për koncesionin e sterilizimit, për të cilin janë në qeli ish-zv.ministri i Beqajt Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që ka fituar koncesionin Ilir Rrapaj.

Një vit më parë, Rama e merrte në mbrojtje Beqajn, i cili asokohe ishte nën hetim për koncesionin e sterizimit.

“Ndonëse Ilir Beqja po hetohet nga SPAK, kjo nuk e rrëzon thënien time se nuk ekziston hajdut dy metra i gjatë. Por duke ju komplimentura për pyetjen e gjetur duhet tu kujtoj se ish-ministri i Shëndetësisë nuk është çertifikuar si hajdut, këtë mund ta bëjë vetëm vendimi i formës së prerë nga gjykata. Ai thjeshtë po hetohet prandaj pyetja ështe e pavend”, dekalronte një vit më parë Rama në një konferencë shtypi në kryeministri.