Deputetja Jorida Tabaku iu drejtua sot ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, duke i thënë se është e pranueshme që të bëhet politikë me jetët e njerëzve në lidhje me atë që ndodhi tek Onkologjiku.
Ajo tha se është e padrejtë të kërkohet që opozita të mbajë përgjegjësi në lidhje me diçka që ka ndodhur nën mandatin e kësaj qeverie.
Tabaku: Unë asnjëherë nuk jam ndjerë përballë fyerjeve që ministrja bëri. Unë të ndjej turp e të skuqem për dikë që ka humbur jetën për një faj të zonjës ministre? Ne të kemi përgjegjësi për një problem që ka pasur ajo në vendimmarrjen e saj?
Ne jemi llumi? Të njejtën problem e kam pasur me Beqajn e Ahmetajn. Ata janë llumi. Jo ne që ngremë gishtin e tregojmë përgjegjësinë. Të bësh politikë me jetë njerëzish kur ke përgjegjësinë tënde politike…
Të sulmosh kolegët për diçka që ka shkuar keq në mandatin tuaj, kjo është e papranueshme.
Të mbajmë ne përgjegjësi për atë që ka ndodhur tek Onkologjiku nën drejtimin tuaj?
Keni 10 vetë para drejtësisë. Më tha Ahmetaj kujdes se bota rrotullohet. Ndaj ai është sot atje unë këtu. Por asnjë nga ne nuk ka frikë të zgjohet në mëngjes se mund të vihet nën pranga.