Një zjarr i madh ka rënë në Dhërmi, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me pemëtari dhe ullinj. Era e fortë në zonë po ndihmon në përhapjen e flakëve. Në vendngjarje ka mbërritur edhe një helikopter për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Raportohet se disa banesa janë në rrezik për shkak të flakëve. Banorët e zonës janë bashkuar me forcat zjarrfikëse për të ndihmuar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale, duke informuar se shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e armatosura po punojnë intensivisht për të shuar zjarrin.