Chelseat i është thënë të rrisë ofertën e tyre për sulmuesin e Atletico Madridit, Samu Omorodion, pasi oferta prej 50 milionë euro u refuzua.
Oferta e parë e bluve për Omorodion u refuzua shpejt nga Atletiko, të cilët janë në pritje të një oferte prej të paktën 83 milionë euro për 20-vjeçarin, sipas The Sun.
Ekipi i rekrutimit të Chelseat e ka identifikuar Omorodion si një lojtar të ri të talentuar me shumë potencial.
Trajneri i ri Enzo Maresca është gjithashtu një tifoz i ndërkombëtarit të Spanjës U21, i cili kaloi sezonin 2023/24 në huazim te Alaves, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.