Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi kritikon dekretimin e zgjedhjeve në Himarë nga Begaj: Një teatër i koordinuar mes kryeministrit dhe presidentit


Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar pas dekretimit nga presidenti Bajram Begaj të datës 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.

Bardhi ka kritikuar presidentin për moskonsultim për këtë vendim. Ai e cilësoi këtë si një teatër mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Begaj, të cilin e përshkroi si një gjeneral të kthyer në ushtar.

“Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës”, thuhet në reagimin e Bardhit.