Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi tha sot se vota e emigrantëve është baseni më i madh i votave të lira të cilat qeveria nuk i kap dot e për këtë arsye e ka shtyrë mundësinë e votimit nga ana e tyre nga vendet ku jetojnë.
Në tryezën e partivë aleate ku u diskutua mbi reformën zgjedhore, demokrati theksoi se administrate nuk duhet të marrë pjesë në fushatën zgjedhore megjithatë kjo kërkesë e saj nuk ëshë marrë parasysh nga socialistët.
Sipas tij, një adresë e ligjshme nuk duhet të jetë kërkesë përjashtuese për emigrantët që jetojnë jashtë vendit për të pasur të drejtën e votës.
Bylykbashi tha gjithashtu se janë mbi 2.2 mln shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, ndërkohë që të regjistruar janë vetëm 18 mijë, ose më pak se 1 %.