Spanja ka eliminuar në frymën e fundit organizatoren e EURO 2024.
Një sfidë e luajtur deri në minutën e fundit e bën Spanjën të kalojë në gjysmëfinale.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola me pjesën e dytë ku skuadrat kërkonin me doemos golin.
Spanja kaloi në avantazh me Olmon në minutën e 51 ndërsa Gjermania nuk u dorëzua duke barazuar Wirtz në minutën e 88 dhe dërguar sfidën në shtesë.
Edhe pse me shumë duele dhe kundërsulme nga të dyja skuadrat kur u duk se minutat shtesë do dërgonin për verdikt final para penalltive skuadrat në minutën e 119, në frymën e fundit Merino shënoi për Spanjën dhe i dha disfatën Gjermanisë.