KQZ-ja i hoqi sot mandatin kryebashkiaut të zgjrdhur tl Himarës Fredi Beleri që u dënua për blerje votash 2 ditë para zgjedheve të 14 majit 2023.
Senaca u zhvillua dhe me debate ku nga Partia Demokratike akuzoi se KQZ po përdoret nga Rama.
Ndërkohë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se KQZ nuk i shërben askujt dhe në këtë proces nuk është futur për të prishur apo dëmtuar interesat e dikujt.
“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha Celibashi, kreu i KQZ-së.
Ndërkohë Beleri tha se ishte vullneti politik që e lejoi të vinte në KQZ por i ndaloi betimin. I vetëdijshëm se mandati i tij si kryetar i bashkisë së Himarës ka mbaruar Beleri propozoi që çështjen ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese.
“Duket qartë që nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin. Dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së. Institucioni që ju drejtoni ka ruajtur nderin e këtij shtetit, të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë për mua dhe banorëve të Himarës që më votuan për të drejtuar.
Sic erdha këtu mund të kisha vajtur dy orë në Himarë për tu betuar. Vullnet politik ishte sot, përvec dashamirësisë dhe kërkesës tuaj. Drejtoria e burgjeve në varësi të kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë më dha lejen. Këtë fare thjesht mund ta mirrja për të bërë betimin. Ata që vendosën rrëmbimin e bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen duhet t’i lini të pijnë gotën e helmit deri në fund.
Unë duhet të betohem e të më shkarkojnë. Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar por duket qartë arroganca e tyre që ti bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ ti bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg. Drejtoju Kushtetueses ta zgjidhë një herë e mirë këtë” tha Beleri.
Akuza e fortë e Manjanit ndaj SPAK-ut
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në Facebook para pak ditësh ka akuzuar SPAK lidhur me vendimin e gjykatëses së GJKKO Elsa Ulliri për sa i përket “Çështjes Beleri”.
Manjani shprehet se SPAK nuk zbaton vendimin e gjykatës dhe shtyn një proçes dënimi me prova të stisura. Sipas tij gjyqtarja në fjalë ka zbërthyer në thelb dyshimet se Fredi Beleri po gjykohet me prova të stisura. Gjithashtu ai shton se ajo ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të sqarojë origjinën e manipulimit të provave e cila e ka urdhëruar që në muajn Prill 2024.
Ndër të tjera Manjani shton se pjesë e kësaj është edhe Gjykata e Lartë e cila rrefuzon të bëjë detyrën kushtetuese dhe të gjykojë e disiplinojë standartet e hetimit e gjykimit.
Fredi Beleri eurodeputet në Parlamentin Evropian
Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë u zgjodh eurodeputet për Demokracinë e Re të kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis në zgjedhjet e para pak javëve për Parlamentin Evropian. Në një lidhje telefonike për emisionin Noë të Erla Mëhillit në Euronëes, nga burgu tha se fitorja e tij është meritë e popullit grek që e votoi.
Sipas tij, me votën e vet populli grek vuri në vend një padrejtësi pasi nuk mund të tolerojë shkeljen e shtetit të së drejtës. Beleri u shpreh se nëse nuk do ishte dënuar në Shqipëri, nuk do ishte bërë i njohur në Greqi dhe nuk do ishte zgjedhur eurodeputet, ndaj një meritë në fitoren e tij pa dashur ka edhe kryeministri Edi Rama.
OMONIA akuza Ramës, plan të caktojë Vangjel Tavon në Himarë
Dega e Omonias në Himarë ka bërë një deklaratë për mediat sa i takon ndodhive të fundit që lidhen me këtë bashki, siç ishte dhe arrestimi i kryebashkiakut të detyrë, Jorgo Goro për korrupsion.
Përmes një reagimi, Omonia thekson se gjithçka ka një shpjegim, që nga arrestimi i Goros, dënimi i Fredi Belerit për blerje votash dhe lakimi i emrit të Vangjel Tavos si kryebashkiak të ri për Himarën, për ta prezantuar si kandidat në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Omonia, këto janë të gjitha plane të kryeministrit Edi Rama.
Kryebashkiaku socialist i Himarës Jorgo Goro në burg, kallëzimi nga Beleri për tokat që i kaluan burrit të ish-ministres Olta Xhaçka
Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro u arrestua pak javë më parë, nën dyshimet se përmes dokumentave të falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme në bregdet, të cilat, pas disa transaksioneve, i kaluan sipërmarrësit Artan Gaçi, bashkëshort i ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka, për të ndërtuar një kompleks turistik në bregdetin e Dhërmiut.
Hetimet për këtë rast nisën pas një kallëzimi të bërë në muajin gusht 2023 nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i dënuar pak javë më parë nga Gjykata e posaçme nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Sipas kallëzimit, zoti Goro ka përcjellë për regjistrim në ish ZVRPP (Zyra vendore e rregjistrimit të pronave të patundshme) Vlorë një AMTP ( Akt të marrjes së tokës në pronësi) në emër të një banori të Himarës (Foto Pavli Mëhilli) përmes procedurave dhe dokumentave të falsifikuar.
Arrestimi i Belerit para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023
Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga bashkëpunëtori i drejtësisë i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.
Më 10 qershor Fredi Beleri, është zgjedhur eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në Greqi, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re.
Dënimi i Fredi Belerit
Më 14 qershor, pas një seance që zgjati gati 4 orë Gjykata e Apelit të Posaçëm deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor. Bashkë me Belerin në gjyq është edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. Beleri dhe Kokaveshi kërkojnë pafajësi për akuzën për blerje votash pasi GJKKO e dënoi me 2 vite Belerin dhe 1 vit e gjashtë muaj burg Kokaveshin.
Vendimi i Kokaveshit është i pezulluar me shërbim prove për tre vjet. Fredi Beleri e ka hedhur poshtë procesin si të montuar politikisht me urdhër të kryeministrit Rama. Arrestimi dhe dënimi i tij është bërë mollë sherri mes Athinës e Tiranës.
Ai u arrestua tre ditë para zgjedhjeve të 14 majit në Himarë ku kandidonte për kryetar bashkie nga radhët e koalicionit opozitar.
Largimi misterioz i vëllait tyë dëshmitarit kyç në procesin ndaj Fredi Belerit pas intervistës
Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, kryeministri Rama lëshoi akuza e paralajmërime të ashpra ndaj Belerit. Ky i fundit i ka mohuar akuzat ndaj tij duke deklaruar se procesi ndaj tij ka qenë i montuar dhe politik.
Vëllai i dëshmitarit kyç ndaj Fredi Belerit, Avdyl Rama, dha një intervistë spontane një ditë pas arrestimit të Fredi Belerit e dy personave të tjerë, të akuzuar nga prokuroria për blerje votash lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Çuditërisht, intervista e Avdyl Ramës u la në “harresë” nga prokuroria gjatë seancave gjyqësore ndaj Fredi Belerit, ndërsa avokatëve të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës iu hoq mundësia që ta pyesnin atë në sallë, pasi dikush u kujdes që ta largonte nga Shqipëria.
Ndryshe nga sa pohoi ai me gojën e tij gjatë intervistës, se atij dhe familjarëve të tij nuk u është ofruar asnjë lek apo favor tjetër nga Fredi Beleri apo fushata e tij në këmbim të votës, në prokurori e polici ai ka dhënë një tjetër deklaratë nën trysninë e autoriteteve. Pas kësaj, Avdyl Rama është larguar nga Shqipëria pasi dikush u kujdes që ai të ikte.
Përplasja e Ramës me Athinën
Beleri ka kërkuar në disa raste leje të dalë nga burgu për t’u betuar po nuk është lejuar. Arrestimi dhe dënimi i Belerit ka çuar në përplasje të ashpër mes Athinës e Tiranës.
Ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar në shumë raste se nuk ndërhyn në punën e drejtësisë, ai gek Mitsotakis e ka quajtur të manipuluar procesin ndaj Belerit dhe ka paralajmëruar masa ndaj Tiranës përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe dhe integrimit në BE./ Hashtag.al