Vendosni fjalën kyçe....

Greqia reagon kundër vendimit të KQZ-së për Belerin, i kërkon Shqipërisë ta lejojë në betohet në Parlamentin Evropian


Ministria e Jashtme greke ka reaguar lidhur me heqjen e mandatit të Fredi Belerit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në reagimin e saj, diplomacia greke ka vijuar linjën e saj duke kritikuar dhe mos pranuar vendimet e institucioneve shqiptare madje duke vënë në dyshim edhe vendim e institucioneve të drejtësisë.

Ministria e Jashtme greke e quan “praktikë të paprecedentë” heqjen e mandatit të Belerit që sipas tyrë “sinjalizon rezultatin e paralajmëruar” të një procesi “ që vë në pikëpyetje “parimet themelore të shtetit të së drejtës”.

Ndër të tjera Greqia i kërkon autoriteteve shqiptare të lejojnë Belerin të marrë pjesë në Parlamentin Evropian si i zgjedhur në votimet e fundit.

Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për t’i hequr mandatin Fredi Belerit edhe para betimit si kryetar i Bashkisë Himarë, përfaqëson një praktikë të paprecedentë dhe sinjalizon rezultatin e paralajmëruar të një procesi të mbushur me pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit të së drejtës.

Greqia kishte shprehur në kohë shqetësimin e saj të madh lidhur me heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e betimit dhe dënimin në disproporcion të shqiptuar, si dhe faktin që Bashkia Himarë prej një viti qeveriset nga persona të paautorizuar.

Ministria e Punëve të Jashtme rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar z. Beleri, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në punimet e tij, duke nisur me seancën plenare të 16 korrikut në Strasburg”-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.