Vendosni fjalën kyçe....

Kush është kryeministri i ardhshëm i Anglisë që solli laburistët në pushtet?


Keir Starmer, avokati i të drejtave të njeriut nga një qytet i vogël në Anglinë jugore, është kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, fitues i zgjedhjeve më 4 korrik.

Keir Starmer u zgjodh si udhëheqës i Partisë Laburiste të Britanisë në vitin 2020 pas një humbjeje të rëndë zgjedhore për partinë, e cila ishte më e keqja në 85 vjet.

Misioni i tij kryesor ishte të rikthejë partinë në një forcë të  pëlqyeshme dhe të rivalizonte me Partinë Konservatore që udhëhiqte qeverinë për 14 vite.

Pas katër vitesh angazhimi dhe punë të palodhshme, Starmer fitoi mbështetje të mjaftueshme që të siguronte një shumicë të qartë në Dhomën e Komunave, ku laburistët fituan 412 vende nga 650 në total.

Konservatorët në anën tjetër, mbetën me vetëm 121 vende, një shifër e ulët krahasuar me dominimin e tyre më të mëparshëm.

Kjo fitore shënoi një kthesë dramatike për partinë, duke treguar një shembull të qartë të rikthimit të saj në qendër të skenës politike britanike.

Starmer është njohur për qëndrimin e tij të majtë dhe kur Jeremy Corbyn zbuti linjën e së majtës së fortë në vitin 2019, ai mbeti besnik platformës së majtë. Pas fitores së tij, ai pa të arsyeshme të pastronte partinë nga të besuarit e Korbinit dhe antisemitizmi për të siguruar një opozitë efektive.

Sfidat aktuale si Covid-19, kriza në Ukrainë dhe gjendja e financave publike e kanë shtyrë atë të rishikojë platformën e tij origjinale. Megjithatë, synimi kryesor i tij ka qenë fitimi i zgjedhjeve të përgjithshme dhe në kontekstin e një monarkie kushtetuese, ai nuk ka ndjekur një qasje te paster socialiste.

“Unë kam qenë në opozitë për nëntë vite të gjata,” tha Starmer në janar. “Kjo nuk ka qenë jetë e lehtë.Ne duhej të ridimesionoheshim nga brenda. Ne kishim humbur rrugën deri në 2019, humbëm qëndrimin tonë.”Ai e dëboi Corbyn nga partia, edhe pse mosmarrëveshjet personale nuk janë bërë publike.

Tom Baldwin, gazetari që shkroi ” Keir Starmer: Biografia “, e krahason stilin e Starmer me mënyrën se si një baba mund të mbaje një mace familjare. “Keir do të hyjë nga kopshti dhe do të thotë, ‘macja ka vdekur’, dhe ai nuk dëshiron të flasë shumë për këtë. Por Tony Blair do të thonte, ‘ajo ishte macja më e madhe që kemi pasur ndonjëherë! A nuk ishte e mrekullueshme dhe a nuk duhet të flasim më shumë për macen?’ Ata kanë stile shumë të ndryshme, por në fund të ditës,” – ndalon Baldwin – “macja është ende e vdekur”, përcjell Politico.