Kandidati i zgjedhur si kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit 2023, tha sot në KQZ, se qeveria nuk do që himariotët të shprehen me vullnet të lirë për atë që duhet t’i drejtojë duke akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet të shfrytëzojë KQZ-në për të bërë punën e pistë të saj si dhe për rrëmbimin e bashkisë së Himarës.
Gjatë përplasjeve, ai tha se fare mirë mund të ishte lejuar të betohej si kryabashkiak e më pas Rama mund ta kishte shkarkuar.
“Duket qartë që nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin. Dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së. Institucioni që ju drejtoni ka ruajtur nderin e këtij shtetit, të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë për mua dhe banorëve të Himarës që më votuan për të drejtuar. Sic erdha këtu mund të kisha vajtur dy orë në Himarë për tu betuar. Vullnet politik ishte sot, përvec dashamirësisë dhe kërkesës tuaj. Drejtoria e burgjeve në varësi të kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë më dha lejen. Këtë fare thjesht mund ta mirrja për të bërë betimin. Ata që vendosën rrëmbimin e bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen duhet t’i lini të pijnë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem e të më shkarkojnë. Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar por duket qartë arroganca e tyre që t’i bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ t’i bashkohet kësaj kërkese? Kam frikë se gjysma e bashkisë do shkojë në burg. Drejtojuni Kushtetueses ta zgjidhë një herë e mirë këtë.” – tha Beleri.