Vendosni fjalën kyçe....

Qyteti gjerman “riemërtohet” me emrin e Taylor Swift


Qyteti gjerman i Gelsenkirchen do nderojë superyllin amerikan të popit Taylor Swift duke e riemërtuar përkohësisht veten ‘Swiftkirchen’ në fund të këtij muaji, kanë njoftuar autoritetet.

Swift filloi turneun evropian ‘Eras ​​Tour’ në 18 qytete në maj. Ndalesa e saj e parë në Gjermani do jetë në Gelsenkirchen, ku ndodhet tashmë dhe është planifikuar të japë shfaqje në datat 17, 18 dhe 19 korrik.

“Është një ide e shkëlqyeshme për të riemërtuar përkohësisht Gelsenkirchen në ‘Swiftkirchen’”, tha kryebashkiakja Karin Welge në një letër drejtuar Aleshanee Westhoff, që filloi një peticion për këtë qëllim disa javë më parë.

Westhoff zbuloi shenjën me emrin e ri, megjithëse të përkohshëm, të qytetit të mërkurën. Disa tabela të tjera “në vende shumë të frekuentuara në Gelsenkirchen” do shfaqen në ditët në vijim, tha zëdhënësi i qytetit Markus Schwardtmann.

“Do të ketë shumë surpriza të vogla dhe të mëdha në mënyrë që Swifties në Gelsenkirchen të kenë shumë për të zbuluar,” shtoi Schwardtmann.