Vendosni fjalën kyçe....

SPAK njofton sovranin: 68-vjeçarin Namik Simixhiu e futëm në birucë


 

SPAK njoftoi sot se Namik Simixhiu, një nënpunës i Bashkisë Tiranë i moshës 68-vjeçari me rol të dorës së tretë në çështjet e  inceneratorit të Tiranës, ishte ri-arrestuar.

Fillimisht SPAK e arrestoi bashkë me zyrtarë të tjerë për çështjen e inceneratorit, më pas gjykata e posaçme e shkallës së parë, e vendosi 68 vjeçarin në arrest shtëpie. Por SPAK e apeloi vendimin duke kërkuar për këtë të moshuar masën më të rreptë të mundshme.

Kjo kërkesë e ashpër e SPAK nuk është se korrespondon në ndonjë rrezik që i moshuari të shkatërrojë provat, të arratiset, apo të ketë kapacitet për t’ju shmangur hetimit dhe gjykimit në vijim.

I moshuari Simixhiu është përfolur në media si lidhje krushqie me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ndërsa për çështjen e inceneratorëve, vullnetin dhe garancinë për funksionimin e skemës e kanë dhënë autoritetet më të larta shtetërore, shumë nga zyrtarët që dyshohet se kanë përfituar nga kjo skemë, as janë hetuar as kanë akuzë mbi krye.

Por mesa duket populli ka gjithmonë nevojë për cirk dhe për gjak, ku këtë herë e kishte rradhën zyrtari i dorës së tretë, 68 vjeçari Namik Simixhiu, të cilin sot e kanë marrë bashkë me çantën me ilaçe dhe e kanë rrasur në qeli./ Hashtag. al.