Vendosni fjalën kyçe....

Abuzimi me fondet e BE-së, GjKKO lë në burg Ilir Beqajn


GjKKO ka lënë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar dy ditë më parë për abuzim me fondet e BE-së.

Në burg është lënë edhe bashkëpunëtori i tij, Ermal Kurtulaj, ndërsa Alfred Nikolli është lënë në ‘arrest shtëpie’. Elton Marini gjithashtu është lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa Bledar Leka dhe Bjona Zijaji janë lënë në ‘detyrim paraqitje’.

Gjatë seancës së sotme, Beqaj ka kërkuar lirinë nga qelia me garanci pasurore prej 5 milionë lekësh.