Vendosni fjalën kyçe....

Asgjësohen mbi 15 mijë rrënjë kanabis në Vaun e Dejës, parcelat pa autor


Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet kundër kultivimit të kanabisit.

Nga kontrollet intensive të territorit në njësitë administrative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës janë gjetur dhe asgjësuar 15 547 fidanë e bimë kanabis.

Nga operacioni nuk ka ende persona të dyshuar si poseduesit e parcelave të mbjella me kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë dhe Shkodër. gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administrative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan 15 547 fidanë e bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon”-thuhet në njoftimin e policisë.