Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se goditi me grusht pedagogen, arrestohet shefi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë


Policia ka arrestuar pedagogun dhe shefin e departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami, pasi është konfliktuar fizikisht me pedagogen Liljana Billa.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë brenda ambienteve të fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

Sherri mes dy pedagogëve dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës gjatë momenteve të zhvillimit të provimeve. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Mirdaim Axhami., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”-njofton policia.

Liljana Billa (Elmazi) ka qenë edhe deputete e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë. 

Liljana Billa (Elmazi)