Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka dënuar dhunën e ndodhur në stafin akademik të Universitetit të Tiranës, ku shefi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami, u konfliktua fizikisht me pedagogen Liljana Billa.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se dhuna është e papranueshme dhe se e vetmja armë midis elitës intelektuale duhet të jetë fjala dhe dija.
Duke u solidarizuar me pedagogen Liljana Elmazi, Vokshi u bën thirrje organeve të ndëshkojnë dhunuesin.
Statusi i Vokshit:
Absurde, e papranueshme, e dënueshme dhuna në stafin akademik të universitetit të Tiranës. Ajo që duhet të jetë elita e kombit, e që të vetmen armë duhet të ketë fjalën dhe dijen që ju përcon brezave, s mundet kurrësesi të ketë armë dhunën ndaj grave kolegeve.
Duke u solidarizuar me pedagogen dhe mikeshën time Liljana Elmazi, kërkoj që Universiteti i Tiranës dhe organet kompetente të reagojnë, të dënojnë e ndëshkojnë dhunuesin, e të marrin masa që raste të tilla të mos ndodhin kurrë më.