Vendosni fjalën kyçe....

Roma kërkon zëvendësuesin e Lukakut në Spanjë


Drejtuesit e Romës kanë nisur përgatitjet për të zëvendësuar Romelu Lukakun, i cili është në bisedime për të kaluar te Milani ose Napoli.

Në qendër të merkatos së Romës është vendosur Alexander Sorloth, sulmues i Villarreal në LaLiga. 28-vjeçari norvegjez dallohet për fizikun e tij të lartë dhe shpesh quhet “gjigandi” norvegjez.

Roma ka kërkuar zyrtarisht informacion te Villareal për Sorloth, i cili ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2028 me klubin spanjoll. Villareal ka bërë të ditur se kërkojnë jo më pak se 30 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin, duke mos ofruar asnjë zbritje.

Kjo është për shkak të sezonit të shkëlqyer që Sorloth pati së fundmi, duke shënuar 23 gola në LaLiga dhe u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë pas Dovbyk të Gironës.