Vendosni fjalën kyçe....

Berisha porosi stukturave: Protesta e 11 korrikut të jetë më e madhja që ka parë Tirana


Kreu i PD-së Berisha u ka bërë thirrje strukturave që të bëjnë gjithçka që protesta e 11 korrikut të jetë më e madhja dhe më e fuqishmja që ka parë Tirana deri sot.

Ai ka nënvizuar se protesta është vendimtare për opozitën e i ka quajtur vendimtare tre ditët që kanë mbetur për organizimin dhe thirrjen e qytetarëve.

“Pëshëndetje! Tre ditët e ardhshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot! Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut. Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore! O sot o kurrë! Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore! Sali Berisha.”