Kisha Katolike e Shqipërisë ka kundërshtuar zyrtarisht rezultatet e fundit të CENSUS-it të publikuara nga INSTAT. Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Dom Mark Pashkja, ka deklaruar se që nga viti 2011, kur është bërë censusi i fundit, më shumë se 410 mijë shqiptarë kanë emigruar.
Kisha Katolike shpreh dyshime për numrin e katolikëve në vend, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta. Për këtë arsye, kisha planifikon të nisë një census të vetin për të përcaktuar numrin e katolikëve që jetojnë aktualisht në Shqipëri.
‘Prandaj, edhe neve na lind një angazhim për ta kryer këtë Census nëpër Dioqezat dhe famullitë tona për ta njohur, edhe pse përafërsisht, por me realizëm, numrin e katolikëve në territor.’– thuhet në reagimin e Kishës Katolike në Shkodër.