Lulzim Basha, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me propozimet e PS për reformën zgjedhore.
Basha cilësoi propozimet e PS për reformën zgjedhore si një plan antidemokratik sabotimin e listave të hapura dhe votës së diasporës.
Ai tha se nuk mund të mbahet pengë vullneti i shumicës me frikën e rënies nga pushteti.
“Sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.
Dështimi i Reformës Zgjedhore, kishte pikerisht këtë qëllim, që shqiptarët të mos zgjidhnin me votën e tyre deputetët në parlament dhe që të pamundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Shqiptarët do të kenë mundësi tashmë të shohin në Kuvendin e Shqipërisë se kush është për lista te hapura dhe kush jo, kush është pjesë e pazarit me Edi Ramën ne kurriz të shqiptarëve dhe kush mbron interesin e tyre.
Frika nga vota e lirë, firka nga humbja e pushtetit, frika nga fundi i pandëshkueshmërisë, nuk mund të mbajne peng vullnetin e shumicës së qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim të vërtetë”, shkruan ai.