Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, tha se drejtësia shqiptare është në pritje të ekstradimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili është nën hetim për dosjen e inceneratorëve.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Dumani tha se procedura zgjat në kohë ndërsa shtoi se lidhur me deklaratat e tij në RAI3janë bërë hetime dhe ka pasur arrestime.
“Që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje. Është një procedurë që merr kohë. Lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim. Edhe deklaratat e dhëna nga personi në fjalë po vlerësohen. Ka persona të hetuar, të arrestuar, një ndër ta është zoti Ahmetaj”, tha Dumani.