Gjykata e Lartë urdhëroi që SPAK të hetojë 21 janarin e të regjistrojë procedimin penal për Berishën
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani tha gjatë një takimi me gazetarët se lidhur me dosjen e privatizimit të ish-klubit Partizani se janë bërë hetime pasurore ndaj kreut të PD-së Berisha, i cili është në arrest shtëpie.
Ai është pyetur nga gazetarët për dosjet më të rëndësishme që po heton prokuroria ku ka sqaruar e për dosjen e 21 Janarit institucioni që drejton do zbatojë vendimin e Gjykatës së Lartë që ka rikthyer çështjen për rihetim. Po kështu ai tha se lidhur me reportazhin e RAI 3 janë bërë hetime dhe arrestime.
“Janë bërë hetimet parësore për Berishën. Janë grumbulluar të gjitha provat dhe ajo qe dihet është që është çështje nën hetim. Sapo të përfundojnë hetimet çështja do shkojë në gjykatë. Për 21 janarin do zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë” – mësohet të ketë thënë Dumani.