Vendosni fjalën kyçe....

Dy gjyqtare dhe një prokurore amerikane vizitë në Shqipëri, pesë ditë takime në SPAK e GJKKO


Në Shqipëri, Ambasada e SHBA-ve ka pritur prokuroren, Trina Higgins, kryegjyqtarin i Gjykatës Robert Shelby dhe gjyqtaren Paige Petersen Gjykatës së Lartë së qarkut të Utah në SHBA.

Tre emrat e drejtësisë amerikane do qëndrojnë për një periudhë pesë ditore në Shqipëri.

Ata do zhvillojnë takime me prokurorët e SPAK-ut si dhe gjyqtarë të GJKKO-së dhe zyrtarë të institucioneve të tjera të drejtësisë me qëllim shkëmbimin praktikave për sundimin e ligjit.

Sot, Ambasada në Tiranë priti të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. Gjatë pesë ditëve në Shqipëri, ata do të takohen me prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, si dhe me zyrtarë të institucioneve të tjera të drejtësisë për t’u shkëmbyer mbi sundimin e ligjit dhe parimet e qeverisjes së mirë. Vizita e gjyqtarëve dhe prokurorëve përforcon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri” -thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve.