Vendosni fjalën kyçe....

Fredi Beleri i kërkon burgjeve ta lejojnë të marrë pjesë në seancën e parë të PE-së


Fredi Beleri kërkon të marrë pjesë në seancën e parë të Parlamentit Europian. Beleri është një nga eurodeputetët e Nea Demokracia, partisë së Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së.

Fredi Beleri i ka drejtuar një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të lejuar pjesëmarrjen e tij fizikisht në mbledhjen e Parlamentit Europian që do të mbahet më 15 korrik, bëri të ditur gazetarja Klodiana Lala për Balkanweb.

Fredi Beleri është dënuar me 2 vjet heqje lirie nga Apeli i GJKKO-së për akuzën e korrupsionit zgjedhor. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023, megjithatë kjo nuk e pengoi atë të fitonte postin e Kryebashkiakut të Himarës. Megjithatë, ai nuk mundi të ushtronte detyrën e Kryebashkiakut pasi nuk u lejua të betohej para Këshillit Bashkiak, sipas rregullave të dekriminalizimit të ligjit.

Tani, duke qenë eurodeputet, Beleri ka kërkuar të marrë pjesë në seancën e parë të Parlamentit Europian në 4 gusht. Nuk dihet ende nëse do të lejohet ai të marrë pjesë, por ky është një precedent i parë në Shqipëri, ku një person i dënuar është eurodeputet.