Fredi Beleri ka kërkuar nga Gjykata Administrative e Tiranës pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesëshme në Bashkinë e Himarës. Kërkesa e tij kërkon “Marrjen e masës së sigurimit të padisë dhe pezullimin e zbatimit të Dekretit nr. 244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.”
Fredi Beleri u privua nga mandati i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës me një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 5 korrik. Në të njëjtën ditë, pas vendimit të KQZ, Këshilli i Ministrave shpalli vakancën për Bashkinë e Himarës dhe kërkoi nga Presidenti Begaj të caktojë datën e zgjedhjeve të reja.
Pas marrjes së kërkesës, Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë.