Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Agaçi shefi i vërtetë i SPAK-ut, do marrin peng Himarën


Gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi shpalljen e pavlefshme të mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës, duke e cilësuar këtë veprim si një rast flagrant të kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga ajo që ai e quajti Narkoshteti, Ramaforma, dhe mafia ndërkombëtare.

Meta pretendoi se kjo ishte një skenar i mirëmenduar me regji të paracaktuar, i cili përkoi me ditën e inaugurimit të tunelit të Llogarasë nga kryeministri Edi Rama.

Ai sulmoi edhe kreun e SPAK, Altin Dumani, duke e quajtur burgosjen e Belerit si një veprim politik dhe akuzoi se Dumani pengoi me urdhër betimin e tij.

Sipas Metës, Engjëll Agaçi është shefi i vërtetë i SPAK-ut, dhe se ai koordinoi çdo hap procedurial për realizimin e projektit kriminal të Edi Ramës, që sipas Metës, synon të rrëmbejë Himarën pasi rrëmbeu dhe burgosi Fredi Belerin.

Fillojmë këtë mbledhje të Kryesisë. Nuk mund të rrija pa theksuar flagrancën ku është kapur narko-shteti i Edi Ramëës, dhe Dum-dumanëve të tij, që ka të bëj pikërisht me shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Të cilin, pasi e penguan të betohej duke e burgosur politikisht, si dhe pasi dekretuan rrufeshëm datën e zgjedhjeve në Himarë brenda 2 orëve, pa pritur afatin e apelimit, përkundrazi duke caktuar datën e zgjedhjeve, ditën e fundit të ankimimit, që tregon provën e radhës se kapjes totale të shtetit dhe të drejtësisë nga Narkoshteti dhe Ramaforma, dhe mafia ndërkombëtarë që pastron paratë në vendin tonë.

Institucionet e pushtetit që nuk reagojnë me kaq urgjencë, në rastet e emergjencave kombëtare, si në rastin e tërmetit tragjik, apo zoti Tedi  që e paralajmëruam me shkrim, dhe bënin shaka nëpër mediat e tyre të blera.

Apo, në rastin e Covid-19, ku shteti thuajse nuk ekzistonte për ditë të tëra, u ngritën në këmbë brenda pak orësh për të vënë në zbatim projektin kriminal të Edi Ramës për rrëmbimin me çdo kusht, jo thjesht  të mandatit legjitim të Fredi Belerit, I cili u rrëmbye publikisht dy ditë para zgjedhjeve dhe I cili është  një i burgosur politik i Narkoshtetit dhe Ramaformës, falë të cilave ai edhe u zgjodh edhe eurodeputet.

Sipas një skenari të mirëmenduar dhe me regji të paracaktuar, e gjithë kjo maskaradë ndodhi pikërisht në ditën kur Rama inaguronte tunelin e Llogarasë, një tjetër vepër super korruptive, që u inagurua jo në funksion të turizmit siç u propagandua, por në funksion të fushatës të zgjedhjeve të parakohshme në Himarë, dhe në funksion të përshpejtimit të pastrimit të parave në Himarë, si lavatriçen e Edi Ramës.

Keni qenë ne rrugën e Vaut të Dejës për në Koman, a keni qenë? A e keni parë se si është plot me autobuzë, me turista, plot me të huaj, apo jo, a keni parë?

Çfarë gjendej është ajo rrugë? Kriminale, kriminale. Sepse, në Tropojë në zonat e tjera të mrekullueshme atje, ku shkojnë aq shumë turista të huaj apo jo, ky nuk ka mundësi të bëj resorte, të pastroj lekë, edhe veprimtari të tjera kriminale.

Ndërsa Himara I duhet patjetër, jo se do ta mbroj nga grekët, se detin ky ia ka dhënë me firmë e vulë atyre, siç e dinë të gjithë, dhe nga kjo përgjegjësi nuk do të shpëtojë kurrë ai. Lulzim Basha si Ministër i Jashtëm, që e ka bërë këtë akt si Ministër I Jashtëm, dhe Dum-Dumani i tyre I diplomacisë.

Gjithçka e mirëpërcaktuar dhe e mirëkoordinuar sipas regjisë, gjithashtu të ekzekutuar personalisht nga Sekretari Gjeneral i Kryeministrit, Engjëll Agaçi, ose ndryshe koordinatori gjeneral Liçit, I cili është shefi i vërtetë i SPAK-ut, dhe këtij torrollakut, që jep intervista off record.

Dhe ishte pikërisht Agaçi që edhe për rastin e Himarës, urdhëroi, koordinoi personalisht dhe vuri në zbatim çdo hap procedurial në funksion të projektit kriminal të Edi Ramës, I cili pasi rrëmbeu dhe burgosi Fredi Belerin tani ka për objektiv të rrëmbejë të gjithë Himarën.

Këtë urgjencë proceduriale, tipike për regjimet autoritare, që nuk pyesin për ligje dhe Kushtetutë, e kemi konstatuar edhe në shumë raste të tjera, sidomos në rastin e miratimit brenda 2 orëve nga Edi Rama të 17 vendimeve për inceneratorët që nuk ekzistojnë, për të cilën SPAK-u torollaku e ka qepur gojën, dhe as guxon t’i përmendë emrin Kryeministrit, jo më ta thërrasë njëherë, jo më ti vendos prangat, kur të gjitha faktet janë atje, bashkë dhe me letrën e drejtorit në Kryeministri, që këto ishin akte të paligjshme, bashkë me kundërshtime e ministrave të Financës, dhe ministra të tjerë të asaj kohe”-deklaroi Meta.