Një pjesë e grupimit të Lulzim Bashës po mendojnë të themelojnë një parti të re duke dhënë shenjat e një përçarjeje me ish-kreun e PD-së.
Ndërkohë që Basha zyrtarisht ka theksuar se do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për çështjen e vulës pas vendimit të Apelit për t’ia dhënë atë Rithemelimit të Berishës.
Anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar mes të cilëve Enkelejd Alibeaj, Edvin Kulluri, Roland Bejko, Rezart Kthupi, Agron Kapllanaj e Gjergj Hani, po mendojnë të themelojnë parti të re sipas gazetarit Osman Stafa në një reportim tijin për News24.
Pakënaqësi ndaj Bashës ka edhe për faktin se ai nuk është dorëhequr ende nga grupi parlamentar i PD-së siç ndodhi me Enkelejd Alibeajn pak ditë më parë.
Grupimit mund t’i bashhohet edheish-kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli ndërsa forca e re politike pritet të emërtohet IDE (Inciativa e Demokratëve Eutoatlantikë). Partia s’do ketë kryetar, por do drejtohet nga një organ kolegjial në zgjedhjet e vitit 2025.
Basha mblodhi ditët e fundit grupimin ku u vendosën 10 pika për vijimin e aksionit politik mes të cilave apelimi i vendimit të Gjykatës së Apelit, përgatitja për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, negociatata me aleatët e mundshëm, kontakti me qyterarët për paraqitjen e alternativës politike të grupimit.
Çështja e vulës së PD-së ka qenë mollë sherri mes grupit të Bashës dhe atij të Berishës me secilin e e pretendoi si tijën. Pas disa procesesh gjyqësore që zgjatën më shumë se një vit, në fund Apeli vendosi t’ia kalojë grupit të Berishës vulën dhe simbolet e PD-së.