Vendosni fjalën kyçe....

George Soros ndalon fondet për dy prokurorët liberalë që i ndihmoi të zgjidhen në detyrë


George Soros ka ndërprerë fondet për disa prokurorë liberalë të papëlqyeshëm, të cilët ai i ndihmoi të zgjidhen në detyrë ndërsa ata përballen me beteja të vështira për të mbetur në detyrë.

Miliarderi 93-vjeçar, nga viti 2018 deri në 2020 lëvroi mbi 5 milionë dollarë në Organizatën për Drejtësi dhe Siguri Publike në Kaliforni por nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga fillimi i vitit 2023.

Ky bllokim i fondeve ka goditur Prokurorin e Los Anxhelosit, George Gascon dhe atë të Alamedas, Pamela Price, përpara se ata të rizgjidhen duke rrezikuar kështu largimin e tyre nga zyra.

Prokurorët shpesh citohen nga kritikët për rolin e tyre në përkeqësimin e perceptuar të Kalifornisë, me politikat e tyre të buta ndaj krimit që kanë çuar në rritjen e shkallës së krimit në gjithë shtetin.

Vendimi i Soros për të mbyllur rubinetin e parave vjen pasi ai siguroi shumicën dërrmuese të financimit përmes organizatës së tij, treguan të dhënat e financimit të fushatës të raportuara nga Daily Caller.

Në fushatën e tij zgjedhore 2020, Gascon përfitoi më shumë se 4.5 milionë dollarë fonde nga Sorosi, teksa u përball me vazhdën e protestave të Black Lives Matter duke marrë detyrën nën një platformë ekstreme liberale.

Ai zemëroi konservatorët me ngurrimin e tij për të ndjekur penalisht një sërë krimesh, duke i njoftuar publikut se nuk do kërkonte të burgoste askënd për rastet e rezistencës ndaj policëve gjatë arrestimit.

Krime të tjera për të cilat kalifornianët ishin të imunizuar nga ndjekja penale përfshinin prishjen e qetësisë, drejtimin e automjetit pa patentë, dehjen në publik, kërcënimet kriminale dhe apo edhe raste të kryerjes së prostitucionit.

Pamje nga një kamp i të pastrehëve në West Oakland, Kaliforni

Plehra dhe sende personale të shpërndara nëpër një rrugë pranë një kampi të pastrehë në West Oakland, Kaliforni

Memorandumi i Gaskonit gjithashtu shkurajoi edhe vënien e gjobave për shkelje të ndryshme – me përjashtimet e vetme për shkelësit e përsëritur, rastet e dhunës në familje dhe përdorimin e forcës fizike kundër oficerëve të policisë.

Në vitin e tij të parë në detyrë, shkalla e krimit u rrit në qiell në Los Anxhelos, me normat e vrasjeve që u rritën me 11.8% nga viti 2020 në 2021, ndërsa vjedhjet dhe krimet me armë u rritën gjithashtu.

Gascon e bëri heqjen e lirisë një nga gurët e themelit të platformës së tij, pasi gjithashtu ndaloi daljen me garanci monetare dhe luftoi kundër Zyrës së Emigracionit lidhur me emigrantët.

Gaskon fitoi një palë zgjedhje paraprake të hapura në muajin maj me 25.2 përqind të votave, por do përballet me sfidën për të qëndruar në detyrë me ish-prokurorin federal Nathan Hochman në nëntor dhe kësaj here pa paratë e Sorosit.

Politikat e tij të buta kundër krimit citohen nga shumë kritikë si një nga arsyet që Los Anxhelosi ka parë një rritje marramendëse të të pastrehëve dhe përdorimit të drogës haptazi, ndërsa rrugët e qytetit janë përkeqësuar me shpejtësi.

Ka pasur një rritje prej 6 për qind midis 2020 dhe 2022, sipas statistikave të qeverisë

Gascon i mbijetoi dy përpjekjeve për tërheqje tashmë, me një tjetër prokurore si Price të cilës gjithashtu i është bllokuar mbështetja financiare nga Sorosi, kjo në më pak se dy vjet që kur ajo mori detyrën.

Price thuhet se mori rreth 700,000 dollarë nga Sorosi kur ajo garoi për herë të parë për Alameda County DA në 2018, një garë që ajo humbi.

Në dhjetë muajt e saj të parë si Prokurore e Distriktit, Oakland, qyteti më i madh në qarkun e saj, pa një rritje prej 21 për qind të shkallës së krimeve të dhunshme, ndërsa ajo promovoi shumë nga politikat e buta të ngjashme me ato të Gascon.

Organizatorët e përpjekjes për shkarkimin e Price fajësojnë atë për rritjen e shkallës së krimeve, me Shoqatën e Prokurorëve të Qarkut Alameda, një union që përfaqëson disa nga punonjësit e saj, që votoi më herët këtë vit për të mbështetur largimin e saj nga detyra.

Përpjekja për shkarkim arriti të mbledhë mjaft firma për të vazhduar, dhe Price përballet me mundësinë e shkarkimit nga detyra në nëntor.

California Justice & Public Safety PACC nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment se pse ka ndaluar financimin e saj.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e MSN.com

Përgatiti për Hashtag.al, Aurora Hoxha