Vendosni fjalën kyçe....

PS-ja zyrtarizon kandidaturën, Vangjel Tavo në garë për Himarën


 

Himara do të përsërisë zgjedhjet më 4 gusht, pasi KQZ mori vendimin për heqjen e mandatit Fredi Belerit.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS, kandidat nga mazhoranca u votua Vangjel Tavo.

Ndërkohë pas arrestimit të Fredi Belerit, në krye të Bashkisë Himarë për 10 muaj qëndroi  Jorgo Gogo, por edhe ky i fundit u arrestua me urdhër të SPAK për tjetërsim pronash.

Pas Jorgo Goros, Bashkia Himarë u komandu nga dy kryetarë të tjerë të komanduar si Arqile Bollano dhe Blerina Bala.