Vendosni fjalën kyçe....

Radhë kilometrike në Thumanë-Kashar, hiqet përkohësisht tarifa


Pak më parë u raportua për radhë kilometrike në autostradën Thumanë-Kashar. Duket se trafiku ishte krijuar si pasojë e sporteleve ku kryhej pagesa e koncesionarit.

Përkohësisht sportelet janë hequr me qëllim lehtësimin e trafikut. Radha e makinave në rrugën e re mbërriti gjatë paradites mbi 10 km.

Më parë po punohej me dy sportele duke rënduar qarkullimin.

Ndërkohë qytetarët ankohen se ndërkohë që janë njoftuar se do të paguanin 2.1 €, por ndërkohë në sportel iu është kërkuar të paguajnë 270 lekë ose 2.7 euro.