Vendosni fjalën kyçe....

Rezultati i zgjedhjeve në Francë/ Të majtët mundin ekstremin e djathtë, Le Pen zbret e treta


Fronti Popullor, Aleanca e Krahut të Majtë fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet legjislative franceze duke mposhtur të djathtën ekstreme. 

Sipas rezultateve zyrtare të dala hënë, të tre blloqet kryesore nuk i plotësuan 289 vendet e nevojshme për të kontrolluar Asamblenë Kombëtare me 577 vende.

Sipas rezultateve koalicioni i majtë i Frontit të Ri Popullor siguroi  180 vende në Asamblenë Kombëtare me 577 vende, më shumë se 160 për aleancën e Ansamblit të Macron dhe 143 për ekstremin e djathtë të Marine Le Pen dhe aleatët e saj dhe 60 vende për republikanët konservatorë.

Të gjithë sytë do të jenë te Macron, i cili thirri këto zgjedhje të parakohshme dhe duhet ende të japë përgjigjen e tij ndaj realiteteve të reja politike.

“Vendi ynë po përballet me një situatë politike të paprecedentë dhe po përgatitet të mirëpresë botën brenda pak javësh”, tha kryeministri Gabriel Attal, i cili planifikon të jap dorëheqjen.

Me Olimpiadën e Parisit në prag, Attal tha se ishte gati të qëndronte në postin e tij “për aq kohë sa kërkon detyra”. Macronit i kanë mbetur edhe tre vjet në mandatin e tij presidencial.

Attal e bëri më të qartë se kurrë mosmiratimin e tij ndaj vendimit tronditës të Macron për të thirrur zgjedhjet, duke thënë “Unë nuk zgjodha këtë shpërbërje” të Asamblesë Kombëtare që po largohej, ku aleanca qendrore e presidentit dikur ishte grupi i vetëm më i madh, megjithëse pa një shumicë absolute.

Pas daljes së rezultateve njerëzit filluan të festonin. Në sheshin Stalingrad të Parisit, mbështetësit e  të majtë festuan duke brohoritur, shkruan AP