Asllan Dogjani, deputeti i Partisë Demokratike, është nën hetim për fshehje pasurie nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi po kryhet nga SPAK, i cili ka kërkuar informacione nga disa institucione.
Disa ditë më parë, Dogjani u paraqit në SPAK dhe u mor në pyetje.
Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.
Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment publik për mediat.