Vendosni fjalën kyçe....

Thomas Strakosha firmos për ekipin grek


Thomas Strakosha është lojtari më i ri i AEK-ut të Athinës. Portieri shqiptar vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Angli me Brentford për të nisur një të re me AEK në Greqi.

Strakosha ishte në kontratë me Brentford deri në vitin 2026, por për shkak të minutazhit me ‘pikatore’, gardiani i Kombëtares shqiptare vendosi që të ndryshonte ekip. 29 vjeçari transferohet në Greqi, ku pret të jetë protagonist absolut me AEK.

Për Strakoshën ky është një rikthim në Greqi, pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Panionios, duke nisur që nga U17-ta deri te U20-ta.