Vendosni fjalën kyçe....

Trafik kilometrik në autostradën Thumanë-Kashar (Video)


Trafik kilometrik është krijuar në autstradën e re Thumanëë-Kashar.

Gjurma e trafikut shkon në disa kilometra dhe nis në dalje të autostradës pranë Rinasit deri në afërsi të fshatit Larushk.

Shkaqet e trafikut të rënduar nuk dihen ende.

Autostrada Thumanë-Kashar  u përurua pak ditë më parë nga kryeministri Rama dhe pritet të shkurtojë largësinë dje kohën e lëvizjes nga dhe për në veri e verilindje të vendit.

Lëvizja është me pagesë dhe në asnjë rast tarifa nuk është më pak se 2.1 euro. Tarifa do përllogaritet vit pas viti dhe kompania mund ta rrisë në varësi të kursit të këmbimit lek/euro.

*Video Credit: Shqiptarja