Rusia lëshoi një breshëri raketash në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës në një sulm të rrallë gjatë ditës të hënën, duke vrarë të paktën 20 njerëz në gjithë vendin dhe duke goditur një spital për fëmijë, thanë zyrtarët.
Presidenti Zelenskiy tha se forcat ruse hodhën më shumë se 40 raketa duke synuar qytete të ndryshme dhe duke dëmtuar infrastrukturën, ndërtesat tregtare dhe banesat në qytete të ndryshme të Ukrainës.
Autoritetet e qytetit të Kievit thanë se shtatë persona u vranë dhe të paktën 25 u plagosën në sulmin në kryeqytet. Në Kryviy Rih, 10 persona u vranë dhe 31 u plagosën, tha kryetari i bashkisë Oleksandr Vilkul.
Tre persona të tjerë vdiqën në Pokrovsk në Ukrainën lindore kur raketat goditën një objekt industrial, tha guvernatori rajonal i Donestkut.
Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët.
Sulmi në Ukrainë erdhi pasi kryeministri hungarez Viktor Orban u takua me presidentin kinez Xi Jinping për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë, duke bërë një vizitë të papritur.
për në Pekin.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se sulmi në kryeqytet ishte një nga më të rëndat që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.