Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Himarë, PS-ja pritet të caktojë sot kandidatin


Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet mëngjesin e së hënës për të diskutuar dhe mbase për të caktuar më vonë emrin e kandidatit me të cilin do të përfaqësohet në zgjedhjet lokale të Bashkisë së Himarës, pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit.

Presidenti Begaj dekretoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve në Himarë.

Beleri, i cili fitoi zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Himarës, nuk e mori asnjëherë detyrën pasi u arrestua 3 ditë para zgjedhjeve. Disa javë më parë, Apeli i GJKKO e shpalli atë fajtor për blerje votash dhe e dënoi me 2 vite burg.