Dy makina janë djegur gjatë natës në Durrës. Mjetet kanë qenë të parkuara në zonën e ish-Uzinës së Radios dhe Televizorëve (URT).
Makinat kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës ndërsa nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.
Njëri nga mjetet e djegura ka qenë i kryeinxhinierit të OSHEE-së Arben Alushi.
Policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë dhe po heton për të zbardhur ngjarjen.