Dumani ka mohuar se nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi të ketë bërë kallëzim për “Dosjen Xibraka”.
I pyetur dje nga gazetarët në takimin informal me ta, ai pohoi se dosja në fjalë është rihapur për hetim por nënvizoi se demokrati nuk ka bërë këllëzim për çështjen në fjalë.
“Ne kemi regjistruar procedim penal për këtë çështje, ndërsa sa i takon faktit nëse ka bërë apo jo kallëzim zoti Bardhi, jo nuk ka bërë”, ka thënë Dumani për gazetarët, shkruan Vox.
Nënkryetari i PD-së ka akuzuar vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama, për laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.
Pas akuzave të Bardhit, Olsi Rama, e paditi atë për kallëzim të rremë megjithatë kërkesa e vëllait të kryeministrit nuk u pranua nga SPAK, pasi sipas këtij të fundit Bardhi nuk kishte bërë kallëzim por vetëm kërkesë për rinisjen e hetimeve për Dosjen Xibraka.