Vendosni fjalën kyçe....

Interi gjen zëvendësuesin e Yann Sommerit te Genoa


Interi ka firmosur me portierin spanjoll Josep Martinez, që u transferua nga Genoa.

Martinez ka firmosur për pesë vjet, ka njoftuar kampioni i Serie A të martën.

Sipas mediave italiane, Martinez është transferuar për rreth 15 milionë euro.

Ai ishte vendimtar te Genoa në edicionin e kaluar. Pritet që Martinez fillimisht të jetë rezervë e Yann Sommerit e pas edicionit të ardhshëm ta fitojë rastin më shumë.

Po të martën, Fiorentina transferoi sulmuesin Moise Kean nga Juventusi. Juventusi do të përfitojë 13 milionë euro në emër të dëmshpërblimit. Bonusi mund të shkojë deri në pesë milionë euro.