Vendosni fjalën kyçe....

Manjani: Qeveria po krijon departament policor për kontrollin e pasurisë


Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një intervistë për emisionin “A Show” në Syri TV duke folur për mbi sekuestrimet e pasurisë nga prokuroria dhe në veçanti SPAK-u tha se po tejkalohet hetimi pasuror.

Manjani deklaroi se Ministria e Brendshme po përgatit një projektligj për të krijuar një departament policor për hetimin e pasurisë.

Sipas Manjanit institucionet po shkojnë në ekstrem me llogjikën e kontrollit të pasurisë duke thënë se duhet një reagim proporcional për shkelësit e ligjit sipas dëmit të shkaktuar.

Unë e kuptoj dëshirën e prokurorit, merrja qenit, por kështu ka ndodhur edhe në 1945, ’46, e më tej. Merrja kulakut, merrja të poshtrit. Sot quhet merrja të korruptuarit.

Unë po them se reagimi proporcional i një shtetit normal, është kjo; provoi fajësinë dhe merrja edhe pasurinë, për aq pasuri sa ka lidhje me dëmin e shkaktuar, sepse nëse ka bërë dëm 50 mijë euro, nuk mund ti marrësh 500 mijë.

Brenda procesit penal, kur të është provuar fajësia, po do të humbasësh edhe një pjesë të pasurisë, sipas ndëshkimit.

Por nuk mund të thuash, se më ka lindur në zemër dhe po të kontrolloj pasurinë ty. Dhe kjo llogjikë, po shkon në ekstrem.

Janë duke përgatitur një projekligj në zyrat e ministrisë së Brendshme për të bërë një departament policor që do të ketë të drejtë, ti hyjë pasurisë kujt të dojë. Mjafton që një polic të mendojë se nuk bindet nga makina apo shtëpia, ke shumë shpenzime, dhe ata të sulen me të njëjtin skrupullitet si në rastin e SPAK.

Unë e mendoj siç e shoh Shqipërinë, në dy plane shumë problematike. Së pari familja si njësi sociale dhe ekonomike është në krizën e saj më të thellë. Kjo shpjegon edhe emigracionin masiv.

Të gjithë thonë mos ikni, por askush nuk ka marrë përsipër të garantojë ekonominë e familjes shqiptare.

Është krijuar dhe një klimë pasigurie në vend. Ne nuk shkojmë dot përpara me këtë gjë”- tha Ylli Manjani.