Vendosni fjalën kyçe....

Numri i vdekjeve në Gaza mund të jetë pesë herë më i lartë, thotë studimi


Numri i vërtetë i vdekjeve nga lufta në Gaza mund të kalojë 186,000, pesë herë më i lartë se 37,396 që janë raportuar muajin e kaluar nga autoritetet shëndetësore të enklavës, sipas një studimi të ri të botuar në revistën mjekësore The Lancet.

Ndërsa qeveria izraelite i ka kundërshtuar prej kohësh shifrat e ministrisë, ato pranohen si të besueshme nga OKB-ja dhe pranohen në heshtje se janë të vërteta nga ushtria izraelite. 

Sipas një ekipi studiuesish britanikë, amerikanë dhe kanadezë, kjo shifër mund të rritet në 186,000 kur numërohen “vdekjet e tërthorta”.

“Vdekjet e tërthirta” shkruanin ata në një shkrim të botuar javën e kaluar, përfshijnë të vdekurit nga sëmundja, uria, etja dhe ekspozimi.

“Në luftërat e fundit, vdekje të tilla të tërthorta shkojnë nga 3 deri në 15 herë më shumë se numri i vdekjeve të drejtpërdrejta,” thuhej në shkrim.

“Duke zbatuar një vlerësim konservativ të katër vdekjeve të tërthorta për një vdekje të drejtpërdrejt ndaj 37,396 vdekjeve të raportuara, nuk është e pabesueshme të vlerësohet se deri në 186 000 ose edhe më shumë vdekje mund t’i atribuohen luftës në Gaza.

Me popullsinë e Gazës rreth 2.3 milionë para fillimit të luftës, një numër i tillë i vdekjeve përkthehet në humbjen e popullsisë së enklavës mes 7% dhe 9%.

“Një armëpushim i menjëhershëm dhe urgjent në Rripin e Gazës është thelbësor, i shoqëruar me masa për të mundësuar shpërndarjen e furnizimeve mjekësore, ushqimit, ujit të pastër dhe burimeve të tjera për nevojat themelore të njeriut,” argumentuan autorët, duke shtuar se Izraelit i kërkohet nga ndërkombëtarët Gjykata e Drejtësisë të dokumentojë dhe ruajë provat që mund ta implikojnë atë në gjenocid.

Pas nëntë muaj luftimesh, Izraeli është nën presion të madh ndërkombëtar për të ndalur fushatën e tij ushtarake në Gaza. Ndërsa Hamasi ka pranuar një propozim armëpushimi të sponsorizuar nga SHBA, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të dielën se çdo marrëveshje e mundshme duhet të lejojë Izraelin të rifillojë luftimet derisa të përmbushen të gjitha objektivat e tij të luftës, të cilat përfshijnë shkatërrimin e aftësive ushtarake të Hamasit.

Ndërsa Hamasi dhe Izraeli të dy bien dakord se një marrëveshje do lejonte shkëmbimin në faza të pengjeve izraelite në Gaza për të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, grupi militant palestinez kërkon garanci me shkrim nga ndërmjetësit ndërkombëtarë se Izraeli do vijojë të negociojë një armëpushim të përhershëm në fazën e parë të marrëveshjes.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA deri më tani kanë dështuar për të siguruar një armëpushim në Gaza ose lirimin e pengjeve që nga një armëpushim njëjavor në nëntor që çoi në lirimin e 105 pengjeve nga Gaza dhe 240 të burgosurve palestinezë.