PS-ja dhe PD-ja mbështesin propozimin e PDIU-së për rezolutë ndaj Greqisë për heqjen e ligjit të luftës


Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur dakordësi për rezolutën ndaj Greqisë në konferencën e Kryetarëve. 

PS dhe PD mbështesin deklaratën e grupit parlamentar të PDIU-së,  për rezolutën për ti kërkuar Greqisë heqjen e ligjit të luftës.

Rezoluta do të kalojë të enjten në seancë parlamentare, por më parë parashikohet të jetë dhe një debat ku palët do të japin qëndrimin e tyre.

Mësohet se do të parashikohet edhe një hapësirë kohore për diskutim dhe debat, ku palët do të shprehin qëndrimet e tyre para se rezoluta të miratohet.

Më parë, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi kishte deklaruar se ligji i luftës sjell implikim me të drejtat e shqiptarëve.