Tenisti i njohur serbu është përgjigjur turmës në Wimbledon pas fishkëllimave në ndeshjen e tenisit ndaj një kundërshtari 21-vjeçar. Pasi mori mikrofonin ai iu drejtuar atyre me fjalët: “Më besoni, unë i di të gjitha truket, e di se si funksionon… Kam luajtur në mjedise shumë më armiqësore, më besoni, ju djema nuk mund të më provokoni dot,” – tha Djokoviç.
Qindra tifozë përshëndetën fituesit e turneut dhe gabimet e Djokoviçit, me thirrjet e zgjatura ‘Ruuuuuuu-ne’ gjatë ndeshjes së turit të katërt të çiftit të hënën, të cilën e fitoi tenisti serb.
Kur intervistuesi në fushë Rishi Persad i tha serbit se ata po mbështesnin kundërshtarin e tij, Djokoviç tha se kishte për të thënë më shumë lidhur me këtë.
“Unë e di që ata po brohorasin për Runen, por ky është një justifikim për mos më respektuar mua. Kam qenë në turne për më shumë se 20 vjet. Unë i di të gjitha truket. Për të gjithë tifozët që kanë pasur respekt dhe kanë qëndruar këtu sonte, ju falënderoj nga zemra dhe e vlerësoj këtë.” – tha ai.
Gjokoviç po përpiqet të fitojë një titull të tetë rekord të Wimbledon për meshkuj.