Vendosni fjalën kyçe....

Tryeza ‘Zgjedhjet 2025’/  Gjylameti: Grupi i dialogut dështoi për konsensus, të gatshëm që Diaspora të votojë


Përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti pranoi se ‘Grupi i Dialogut’ ka dështuar dhe tha se nga ana e tyre është treguar vullnet për çuarjen para të reformës zgjedhore.

Ndër të tjera ajo shtoi se janë të gatshëm që Diaspora të votojë dhe që regjistrimi i tyre të jetë pranë KQZ.

“Na jepni kohën e duhur për të implementuar çdo lloj ndryshimi që procesi zgjedhor të zhvillohet në kohën e duhur. Si përfaqësues të PS-së e kemi treguar kur u ngrit Komisionin i Reformës në vitin 2022, dështoi me sukses për shkak të problematikave të PD-së, por kishim vullnet të ngrinim grup dialogu me opozitën për të adresuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të OSBE-ODIHR.

Grupi i dialogut ka dështuar për konsensus, secila palë mund të flasë për arsyet pse dështoi, por nga ana jone kemi treguar vullnet që jemi të gatshëm për te adresuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe OSBE-së, por do presim deri fundit. Presim deri moment të fundit. 

Jemi të gatshëm që diaspora të votojë. Regjistrimi i tyre të jetë pranë KQZ. Së dyti për ta shtrirë procesin dhe numërimin elektronik në pesë qarqe. Teknologjia eliminon një se problematikat. Jam e bindur si përfaqësuese e PS që palët të ulen me tryeze. Shpresoj që nga kolegët e opozitës ta kemi te njëjtën gjë te mos ngrjemë artifica ligjore për votimin elektronik”, – tha Gjylameti.