Një helicopter Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura u riangazhuan mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por që krijoi problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.
Zjarri që ra pasditen e djeshme rrezikoi dhe banesat.
Ndërkohë policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e dyshuar.
Në pranga ka rënë Manol Kokolli 58 vjeç banues fshatit Frashtan të Dropullit.