Katër mjete zjarrfikëse janë duke punuar për të shuar flakët që vijojnë në fshatin Grapsh në bashkinë Dropull.
Në ndihmë ndodhet dhe helikopteri i FA-së.
Situata mbetet kritika pasi flakët po i afrohen shtëpive. Policia ka bllokuar qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër – Kakavijë ku ka radhë makinash në pritje për tu qartësuar shikimi si pasojë e tymit të çliruar nga zjarri në fshat
Ende nuk dihet shkaku, por dyshohet të jetë vendosur nga barinjtë, pasi janë disa vatra të përhapura.
Forcat zjarrësikëëse janë stacionuar në aksin rrugor Finiq-Delvinë për të shmangur zjarrin në zonat përreth.